top of page
bgjika9

Shoqata "Iliria", 3-vjetori i themelimit. 15 mars, 2020 - 2023




Si sot tre vjet më parë u themelua në Saint Louis, Missouri, shoqatasocial kulturore shqiptaro-amerikane ILIRIA. Kur kthehesh pas në kohë e kupton se ishin pjekur kushtet që kjo nismë të konkretizohej. Diskutime, dëshira dhe plane për krijimin e saj bëheshin në çdo tryezë, vend pune, në shtëpi, kafene, etj. Problemi qëndronte si të zgjidhej ky debat që të bashkonte sa më shumë shqiptarë për realizimin e kësaj ideje. Kështu u krijua bërthama e pare që takim pas takimi u zgjerua duke formuar grupin nismëtar, i cili do të krijonte bazën (statutin) ku do të mbështetej kjo shoqatë dhe si do të kishte strukturat, mënyrën e funksionimit dhe zgjidhjen e çështjeve që mund të lindnin gjatë ecurisë. Ndër shumë të tjerë të cilët kanë ndihmuar në atë fillim do të veçoja kontributin e z. Pandi Gaçe (më pas u zgjodh kryetar në zgjedhjet e para) i cili me përvojën, njohjen, karizmën dhe vullnetin e pa lëkundur qe faktorizues në këtë lëvizje, krah z. Xhevat Dullovi, z. Ndue Gjika, z. Ramadan Hajdini, znj. Elona Dyshniku, z. Aurel Bardho, z. Besian Gjika, z. Arif Palloshi, z. Afet Fejza, z. Emiljo Zhupani, z. Fazli Dullovi, z. Pandi Mici, znj. Anila Veizi, znjsh. Rafaela Hajdini, etj që secili në mënyrën dhe njohuritë e veta e bënë realitet unifikimin dhe realizimin e mbledhjes themeluese. Mbledhja e datës 15 mars 2020, u zhvillua në mjediset e “Eni’s Pizzeria”, të z. Brahim Mehmeti, në adresën 6203 Gravois ave. Saint Louis, MO 63116, ku ishin zhvilluar edhe takimet e mëparshme. Në këtë takim vendimtar për të ardhmen, ku ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e grupit nismëtar, u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash:

1. Emri i shoqatës “Iliria”. (Nga tre propozimet e shtruara; “Bashkimi”, “Arbëria” dhe “Iliria”, me shumicë votash fitoi kjo e fundit e propozuar nga z. Arben Bello) 2- U aprovua koncepti i stemës së shoqatës, që më pas u dizenjua nga z. Emiljo Zhupani 3- Pasi u lexua statuti i shoqatës nen për nen dhe u dikutuan disa nga nenet përcaktuese për çështje të veçanta u aprovua unanimisht me votim të hapur. 4- Caktimi i tre niveleve të kuotave të të anëtarësuarve u shqyrtua me detaje e pas dakortësisë së arritur për shifrat u votua unanimisht. Këto shifra të miratuara atëherë, aplikohen edhe tani dhe nuk kanë ndryshuar as sot. 5- U caktua një komision që do të merrej me çështjet ligjore (njohjen e shoqatës nga shteti i Missouri-t dhe organizimin e zgjedhjeve) të cilat i përmbylli ne sukses znj. Elona Dyshniku dhe anëtarë të tjerë.

Më pas takimet u zhvilluan në mjediset e restorantit të z. Aurel Bardho “River’s Edge Social”, 6997 Chippewa, Saint Louis, MO, ku në datë 9 gusht 2020 u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme për Bordin Drejtues i cili po me votë të fshehtë zgjodhi kryetarin dhe strukturat e veta drejtuese, puna e të cilit jo vetëm qe vendimtare, por i dha fizioniminë e vërtetë që shoqata ka dhe sot e kësaj dite. Një ndihmesë të madhe ka dhënë edhe ish-kryetari i shoqatës “Bijtë e Shqipes”, të Philadelphia–s, z. Llazar Vero. Më gjatë për kontributin e çmuar të gjithësecilit do e pasqyrojmë më me detaje në të ardhmen, si vlerësim dhe fiksim të gjërave në mënyrë reale se i përkasin historisë, e jo vetëm fillimit, por gjithë rrugës që Shoqata ka bërë e po bën. Ndër arritjet e grupit të parë drejtues të Shoqatës do të theksoja: Gjetjen e zyrës, si domosdoshmëri institucionale. Punën për arredimin, ilustrimet historike e institucionale si dhe shumë veprimtari dhe evente që ka realizuar. Një nga ndërrmarjet më kryesore ka qenë krijimi i shkollës shqipe për fëmijë e cila u realizua në 28 Gusht 2021 e vazhdon edhe sot. – Organizimin e festave të ditës së flamurit dhe ditën e çlirimit të trojeve shqiptare të Kosovës, që po kthehet në traditë. Janë organizuar evente promovuese si, “Harku në Fokus” me fotografi dhe firma nga ndërtuesit e harkut të St. Louis i koleksionistit, z. Sokrat Bozo, promovimi i librit “Zambakë në Erë” të shkrimtarit Ndue Gjika, promovimi festiv i marrjes së titullit “Mjeshtër i madh” nga presidenti i republikës së Shqipërisë, i aktorit Sokol Myzeqari, recitimet, lojërat e nxënësve në festën e flamurit, dhe ekspozita e piktorëve të vegjël. Në të gjitha këto veprimtari është kombinuar si kultura e historia jonë, e po ashtu edhe ajo amerikane. Nuk mund të lë pa përmendur familjen Hajdini e cila përkujdeset gjithmonë me shumë profesionalizëm në mbarëvatjen e organizimeve festive apo përkujdesja muzikore e të gjitha veprimtarive nga muzikanti i njohur z. Arif Palloshi. Një frymë të gjallë dhe me shumë energji po i jep shoqatës edhe grupi i ri drejtues. Momentalisht po zhvillohen punime në zyrën e re. Shkolla shqipe u sistemua në “Rodgers Middle School” dhe u hapën vjet ekipet sportive të të vegjëlve me një synim programor të zgjeruar, njohës, edukues fizik e forcim shoqëror mes brezave që po vijnë. Vlen të theksohet si gjë e çmuar, shmangia e ndasive krahinore, politike apo fetare, e cila ka krijuar një harmoni mes shqiptarëve të të gjitha trevave. Këtë radhë u festua për herë të parë me sukses edhe festa e gruas, 8 marsi. Në këtë rast përvjetori, uroj me respekt dhe konsideratë të gjithë anëtarët e shoqatës, dhuruesit, dashamirësit si edhe ata/ato që për arsyet e tyre janë tërhequr përkohësisht, se i presim të ribashkohen. Njëkohësisht u drejtohemi të gjithë shqiptarëve të të gjitha trevave këtu në Saint Louis e përrreth që ardhja e tyre nuk shihet si numër, por si një vlerë dhe kontrubut i domosdoshëm dhe i mirëpritur.

Gëzuar, e mirësi për gjithë ne dhe familjet tona!


Përgatiti, kryetari i shoqatës,

z. Besian Gjika

4 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page